Ndërlidhjet

Avokati i Asia Bibit kthehet sërish në Pakistan


Avokati i Asia Bibit, Saiful Mulook.
Avokati i Asia Bibit, Saiful Mulook.

Saiful Malook, avokati pakistanez që ka fituar betejën ligjore për të liruar të krishteren Asia Bibi nga akuzat për blasfemi, ka thënë se do të kthehet sërish në Pakistan për ta përfaqësuar atë pasi Gjykata Supreme do ta rishikojë një peticion kundër Bibit.

Malook, që ka ikur drejt Holandës pas kërcënimeve që i janë bërë nga radikalistët islamistë në rastin e Bibit, ka thënë të martën se ende nuk është caktuar ndonjë datë për seancën ku do të shqyrtohet peticioni.

Ky njoftim nga Malook ka ardhur pas 54 vjeçarja Bibi, nënë e pesë fëmijëve, ka festuar Krishtlindjet e rrethuar nga forca të sigurisë, pavarësisht pse është liruar.

Bibi kërkon të largohet nga Pakistani

Bibi ishte dënuar me vdekje më 2010 nën akuzat se ka ofenduar Profetin Muhamed, pavarësisht se ajo ka mohuar vazhdimisht akuzat.

Megjithatë Gjykata Supreme ka hedhur poshtë këtë vendim më herët gjatë këtij viti, duke nxitur protesta masive, që kanë kërkuar ekzekutimin e saj publik, pas lirimit nga burgu.

XS
SM
MD
LG