Ndërlidhjet

Agjencia e Statistikave publikon shkaktarët e vdekjeve në Kosovë


Ilustrim.

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar të enjten të dhënat për shkaktarët e vdekjeve në Kosovë në periudhën kohore 2014-2015.

Në raportin e titulluar “Shkaqet e Vdekjeve në Kosovë”, është bërë e ditur se sëmundjet e sistemit të qarkullimit të gjakut, sëmundjet me tumore, sëmundjet me simptoma, shenja dhe rezultate jonormale klinike dhe laboratorike të paklasifikuara si dhe sëmundjet e sistemit të frymëmarrjes hyjnë në mesin e sëmundjeve që kanë shkaktuar më së shumti vdekje në Kosovë në këtë periudhë.

Kjo Agjenci ka thënë se këto shifra bazohen në numrin e vdekjeve të raportuara në insititucione shëndetësore apo kur personat e vdekur kanë pasur histori në ndonjërën nga klinkat apo qendrat mjekësore në Kosovë.

Sipas zyrtarëtve shëndetësorë, vetëm brenda një dite Klinikën Emergjente në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës e vizitojnë rreth 250 pacientë.

Drejtori i kësaj Klinike, Basri Lenjani i ka thënë Radios Evropa e Lirë javë më parë se krahasuar me vitet paraprake, numri i përgjithshëm i atyre që kanë kërkuar ndihmë mjekësore në këtë institucion është rritur.

XS
SM
MD
LG