Ndërlidhjet

Publikohet lista e korrespodentëve të BBC-së në Rusi


Ilustrim.
Ilustrim.

Një listë e korrespodentëve të BBC-së është publikuar online pasi rregullatori i mediave në Rusi, Roskomnadzor, ka thënë se ka qenë duke shikuar ligjshmërinë e kanalit të BBC-së në këtë vend dhe operacionet e saj në ueb-faqe.

Lista e 44 gazetarëve, shumica prej tyre me shtetësi ruse, duket se është publikuar për herë të parë në një llogari në rrjetin social, VKontakte me titull Grupi për Nënën Rusi më 25 dhjetor.

Disa orë më vonë, lista e gazetarëve, së bashku me fotografitë e tyre është shfaqur në faqen ruse, Pikabu, që i ngjan platformës Reddit.

Kjo rrjedhje e informacioneve ka ndodhur disa ditë pasi Times ka publikuar një listë me emra dhe fotografi të tetë gazetarëve që punojnë në zyrën e Sputnikut në Edinburg.

Ambasada ruse në Londër ka reaguar duke thënë se Moska “do të përgjigjet ngjashëm”.

Grupi, Për Nënën Rusi ka akuzuar Times për tentim të të bërit “presion psikologjik” ndaj gazetarëve rusë dhe për “diskreditim” të tyre.

Roskomnadzor ka thënë më 21 dhjetor se qëllimi i verifikimit është vetëm të kuptojë nëse përmbajtja e BBC-së është në përputhje me ligjet ruse.

BBC në anën tjetër ka thënë më 21 dhjetor se punon në përputhje të plotë me ligjet dhe rregulloret ruse, në mënyrë që të plasojë lajme të pavarura.

XS
SM
MD
LG