Ndërlidhjet

Pakistani mohon se projekti infrastrukturor me Kinën ka "dimension ushtarak"


Zëdhënësi i ministrisë së Jashtme, Mohammad Faisal.

Pakistani ka mohuar pretendimet se një projekt infrastrukturor në vlerë të disa miliarda dollarëve, që është financuar nga Kina, ka “dimension ushtarak”.

Në një artikull të publikuar më 19 dhjetor në New York Times është thënë se Islamabadi dhe Pekini, dy aleatë kyçë, janë duke planifikuar projekte ushtarake në kuadër të një projekti të madh infrastrukturor të njohur si Korridori Ekonomik Kinë-Pakistan, i cili synon të lidhë provincën perëndimore të Kinës, Xinjiang me portin pakistanez, Gwadar.

Lidhja e Pakistanit me Kinën edhe vetëm një nga vendet e përfshira në projektin gjigant të Kinës, në vlerë të 1 trilion dollarëve që shtrihet në 70 shtete.

The New York Times ka raportuar se forcat ajrore pakistaneze dhe zyrtarët kinezë janë duke finalizuar një propozim sekret për të zgjeruar bashkëpunimin në ndërtimin e aeroplanëve ushtarakë dhe armëve tjera.

Gazeta po ashtu ka raportuar se në planin sekret përfshihet edhe “thellimi i bashkëpunimit në mes të Kinës dhe Pakistanit në Hapësirë”.

Mirëpo zëdhënësi i Zyrës së Jashtme të Pakistanit, Mohammad Faisal, ka thënë se projekti infrastrukturor me Kinën nuk përfshin dimensione ushtarake.

“Projekti në fjalë i ka ndihmuar Pakistanit që të përmirësojë sektorët e ekonomisë, energjisë dhe atë të infrastrukturës. Ai është projekt dypalësh, dhe i cili nuk është kundër shtetit tonë”, është shprehur ai.

XS
SM
MD
LG