Ndërlidhjet

Avokatët kërkojnë përmbysjen e vendimit për sulmuesin e Maratonës së Bostonit


Ilustrim i Dzhokhar Tsarnaev.

Avokatët e sulmuesit me bombë në Maratonën e Bostonit, Dzhokhar Tsarnaev, kanë kërkuar nga Gjykata e Apelit që të përmbysë dënimin e tij me vdekje, duke thënë se ka qenë e pamundshme që ai të përballet me gjykim të drejtë në qytetin e njëjtë ku ka ndodhur sulmi i përgjakshëm terrorist më 2013.

Pas dorëzimit të kërkesave të reja në Boston, avokatët kanë pranuar më 27 dhjetor se klienti i tyre dhe vëllai i tij më i madh, Tamerlan Tsarnaev, kanë kryer sulmin që ka lënë të vdekur tre persona dhe më shumë se 260 të tjerë të plagosur.

Megjithatë, ata janë shprehur se mbulueshmëria tejet e madhe e mediave për këtë ngjarje ka përfshirë edhe gjyqtarët, meqë vazhdimisht janë publikuar histori të dhimbshme të viktimave.

“Ky rast nuk është dashur të gjykohet në Boston”, kanë thënë avokatët.

Tsarnaev, shtetas amerikan me prejardhje çeçene, është ndëshkuar me dënim me vdekje dy vjet pasi ai dhe vëllai i tij kanë shpërthyer bomba në zonën përfundimtare të Maratonës së Bostonit më 15 prill të vitit 2013.

Tsarnaev, tani 25 vjeçar ka pranuar fajësinë dhe gjendet mbrapa grilave në një burg të sigurisë tejet të lartë në Kolorado.

Vëllai i tij ndërkaq, Tamerlan Tsarnaev ka vdekur disa ditë pas sulmit, si pasojë e përleshjes me armë zjarri me forcat e policisë.

XS
SM
MD
LG