Ndërlidhjet

Presidenti Trump kërcënon se do ta mbyllë kufirin me Meksikën


Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump kërcënoi të premten se do të mbyllë kufirin jugor të SHBA-ve, nëse Kongresi nuk pajtohet të ofrojë 5 miliardë dollar fonde për të ndërtuar murin në kufirin me Meksikën.

Ndërtimi i këtij muri ka qenë ndër premtimet kryesore të Trumpit gjatë fushatës zgjedhore.

“Ne do të detyrohemi të mbyllim krejtësisht kufirin jugor nëse Demokratët pengues nuk na japin paratë për të përfunduar murin dhe gjithashtu të ndryshojmë ligjet qesharake të emigracionit ", shkroi Trump në Tëitter.

"Ose e ndërtojmë (përfundojmë) murin ose e mbyllim kufirin," shtoi ai

Presidenti republikan gjithashtu përsëriti kërcënimet për të ndalur të gjitha ndihmat e SHBA në Honduras, Guatemala dhe El Salvador, të cilat ai tha se nuk po bënin asgjë për të ndaluar rrjedhën e emigrantëve drejt Shteteve të Bashkuara.

Një zëdhënës i Udhëheqësit të demokratëve në Senatin amerikan, Chuck Schumer tha të enjten se republikanët dhe demokratët ishin ende shumë larg në përpjekjet për të zgjidhur mbylljen e qeverisë, e cila filloi të shtunën.

Demokratët kanë ofruar mbështetje për 1.3 miliardë dollarë në fonde për sigurinë e përgjithshme kufitare, por kanë kundërshtuar ndërtimin e një muri në kufi me Meksikën, raporton Reuters.

XS
SM
MD
LG