Ndërlidhjet

Egjipt: Dy turistë vdesin pas shpërthimit të bombës afër piramidave


Ilustrim

Nga shpërthimi i një bombe afër piramidave në Egjipt, humbën jetën dy turistë vietnamezë dhe 12 të tjerë u plagosën, njoftoi ministria e Brendshme e Egjiptit.

Turistët po udhëtonin me autobus në momentin kur shpërtheu bomba e montuar në skajin e rrugës.

Ky është sulmi i parë që shënjestroi turistët në dy vitet e fundit. Egjipti po i lufton grupet militante islamike tash e sa vite, raporton AP.

Sulmi ndodh pasi industria e turizmit të Egjiptit tregon shenja të rimëkëmbjes pas disa vitesh për shkak të trazirave politike dhe dhunës që pasuan kryengritjen në 2011 që rrëzuan ish-udhëheqësin, Hosni Mubarak.

XS
SM
MD
LG