Ndërlidhjet

Tekstshkruesi Norman Gimbel vdes në moshën 91 vjeçare


Gimbel ishte fitues i çmimeve prestigjioze Oscars dhe Grammys

Norman Gimbel, tekstshkruesi që rrëmbeu çmimet Oscar dhe Grammy, ka ndërruar jetë në moshën 91 vjeçare, ka njoftuar familja e tij.

Tekstet e Gimbel përfshijnë këngën e njohur botërore “Killing me Softly with his song” nga Roberta Flack, Fugees dhe të tjerë, si dhe këngën tematike të serialit televiziv Happy Days.

Organizata e të drejtave në muzikë, BMI, tha se ndjehen të trishtuar nga lajmi për vdekjen e Gimbel, duke e përshkruar si “një njeri shumë të talentuar që do t’i mungojë të gjithëve”..

Norman Gimbel kishte lindur në Brooklyn dhe filloi karrierën e tij me producentët David Blym dhe Edwin Morris. Ai ishte i njohur për punën e tij në film dhe television. Bashkëpunimi i tij me kompozitorin Charles Fox, rezultoi me këngën Killing me Softly që mori cmimin Grammy më 1973.

XS
SM
MD
LG