Ndërlidhjet

Trump thotë se marrëveshja tregtare me Kinën po shënon progres


Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se ka zhvilluar një telefonatë të gjatë me presidentin e Kinës Xi Jinping, duke theksuar se një marrëveshje e mundshme tregtare në mes të dy vendeve po shënon progres.

SHBA dhe Kina kanë qenë në luftë tregtare shumicën e kohës në vitin 2018, duke shkaktuar lëkundje në tregun botëror financiar, për shkak se produkte të qindra mijëra dollarëve vlerë, janë penguar nga tarifat.

Trump dhe Xi janë pajtuar për armëpushim në luftën tregtare, me vendimin që të ndalohet përkohësisht ngritja e tarifave për 90 ditë, duke filluar nga 1 dhjetori dhe në këtë kohë të arrihet një marrëveshje në mes të dy palëve.

“Sapo zhvillova një telefonatë shumë të mirë me presidentin Xi të Kinës”, tha Trump të shtunën. “Marrëveshja po ecë shumë mirë. Nëse arrihet, do të jetë shumë gjithëpërfshirëse, që mbulon të gjitha fushat dhe pikat e mospajtimeve. Porgres i madh po shënohet”, tha Trump në Tëitter.

Mediat lokale në Kinë po ashtu kanë cituar presidentin Xi, i cili ka theksuar se të dyja palët janë duke punuar në arritjen e konsensusit.

XS
SM
MD
LG