Ndërlidhjet

Hoti: Kosova gjendet në pikën më të ulët të përkrahjes ndërkombëtare


Shefi i grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka kritikuar Presidentin dhe koalicionin qeverisës të cilët, sipas tij, po vënë në rrezik arritjet e Kosovës për shkak të interesit për të mbetur në pushtet.

“Në vetëm një vit të qeverisjes, koalicioni PAN na ka larguar nga BE-ja. Sot Kosova është në pikën më të ulët të përkrahjes ndërkombëtare në tri dekadat e fundit. Viti po përmbyllet me qeverisje pa legjitimitet të koalicionit PAN, i cili nuk ka guxim të përballet me qytetarët. Ajo që e bashkon sot Qeverinë, Presidentin dhe Kryeparlamentarin nuk është dialogu, por interesi për të mbetur në pushtet” ka shkruar Hoti në Facebook.

Sipas tij, dështimet e koalicionin qeverisës kanë bërë që edhe qytetarët e Kosovës të mbesin pa liberalizim të vizave.

XS
SM
MD
LG