Ndërlidhjet

Senatorja Warren shpall kandidaturën për të sfiduar Trumpin më 2020


Ish kandidatja për presidente e SHBA-ve, Hillary Clinton dhe senatorja demokrate Elizabeth Warren
Ish kandidatja për presidente e SHBA-ve, Hillary Clinton dhe senatorja demokrate Elizabeth Warren

Senatorja, Elizabeth Warren, shpalli fushatën e saj për zgjedhjet presidenciale të Shteteve të Bashkuara në vitin 2020.

Senatorja demokrate nga Massachusetts, e njohur për kritikat e saj ndaj bankave dhe korporatave të mëdha, u bë kandidatja e parë e rëndësishme që deklaroi synimet e saj për zgjedhjet presidenciale përmes një video të postuar në internet në prag të Vitit të Ri.

"Klasa e mesme e Amerikës është nën sulm. Si arritëm këtu? Miliarderë dhe korporata të mëdha vendosën të donin më shumë nga torta. Dhe ata i kërkuan politikanëve të iu ndajnë një copë të madhe nga ajo" tha Warren.

XS
SM
MD
LG