Ndërlidhjet

Rritje e mprehtë e numrit të viktimave nga aksidentet ajrore


Aksidenti më i rëndë civil vitin e kaluar ka ndodhur në tetor në Indonezi.
Aksidenti më i rëndë civil vitin e kaluar ka ndodhur në tetor në Indonezi.

Vitin e kaluar ka pasur rritje të mprehtë të numrit të viktimave nga aksidentet ajrore krahasuar me vitin 2017, bëri të ditur Rrjeti i Sigurisë së Aviacionit.

Sipas raportit, aksidentet ajrore kanë vrarë 556 njerëz më 2018 krahasuar me 44 më 2017.

Aksidenti më i rëndë civil vitin e kaluar ka ndodhur në tetor, kur aeroplani i kompanisë Lion Air është rrëzuar në Indonezi, duke shkaktuar vdekjen e 189 njerëzve.

Rrjeti i Sigurisë së Aviacionit, me seli në Holandë, tha se vitin e kaluar, në total, kanë ndodhur 15 aksidente ajrore vdekjeprurëse.

Megjithatë, situata është përmirësuar përgjithësisht gjatë dhjetë vjetëve të fundit.

"Nëse shkalla e aksidenteve do të ishte e njëjtë si 10 vjet më parë, vitin e kaluar do të ndodhnin 39 aksidente fatale", tha shefi ekzekutiv i Rrjetit të Sigurisë së Aviacionit, Harro Ranter.

Sipas kësaj agjencie, 2017-ta ka qenë viti më i sigurt në histori për kompanitë ajrore komerciale, pasi nuk është rrëzuar asnjë avion pasagjerësh.

XS
SM
MD
LG