Ndërlidhjet

SHBA kërkon qasje tek amerikani i arrestuar në Rusi


Paul Whelan
Paul Whelan

Shtetet e Bashkuara thanë se kërkojnë qasje konsullore tek amerikani i arrestuar nën dyshimet për spiunim në Rusi dhe se do të kërkojnë kthimin e tij të menjëhershëm nëse paraburgimi i tij del të jetë "i papërshtatshëm".

"Shpresojmë se brenda orësh do të kemi qasje konsullore dhe shansin për të mësuar më shumë", tha sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, gjatë një vizite në Brazil.

Shërbimi Federal i Sigurisë në Rusi ka thënë më 31 dhjetor se ka arrestuar një amerikan, i cili, sipas tij, është kapur duke kryer një vepër spiunazhi.

Ai është identifikuar si Paul Whelan, marins i pensionuar, tani drejtor për sigurinë globale në Borgwarner, një furnizus i pjesëve të automobilëve, me seli në SHBA.

Në një deklaratë të siguruar nga Radio Evropa e Lirë më 1 janar, famija e tij ka mohuar se Whelan, 48 vjeç, është spiun dhe ka thënë se ai ka qenë në Moskë për të marrë pjesë në një dasmë.

Autoritetet ruse nuk kanë dhënë detaje për përfshirjen e tij të dyshuar në spiunim.

Whelan mund të përballet me 10 deri në 20 vjet burgim nëse gjykohet në Rusi dhe gjendet fajtor për spiunim.

XS
SM
MD
LG