Ndërlidhjet

REL do të apelojë kundër gjobës në Gjykatën Supreme të Rusisë


Selia e REL-it në Pragë

Radio Evropa e Lirë tha se do të apelojë në Gjykatën Supreme të Rusisë për të hedhur poshtë një gjobë prej 100 mijë rublash (1,440 dollarë), të vënë në muajn korrik, në bazë të një ligji kontrovers për "agjentët e huaj".

Njoftimi vjen pas një vendimi më 13 dhjetor të Gjykatës së Qytetit të Moskës për të refuzuar apelin e Radios Evropa e Lirë.

Gjoba është vendosur pasi gjykata e qarkut ka konstatuar se Radio Evropa e Lirë ka dështuar të veprojë në përputhje me obligimet gjatë raportimit në Rusi.

Radio Evropa e Lirë dhe disa media të tjera janë shpallur "agjente të huaja" nga Ministria e Drejtësisë e Rusisë në dhjetor të vitit 2017.

Radio Evropa e Lirë e ka paguar gjobën, por ka thënë se nuk ka qenë në gjendje t'i përmbushë kërkesat e raportimit deri në afatin e 15 prillit, sepse Ministria e Drejtësisë, pavarësisht kërkesave të përsëritura, nuk ka arritur t'i përcaktojë detajet e procedurës së raportimit në kohën e duhur.

Udhëzimet zyrtare të raportimit për entitetet juridike joruse, si Radio Evropa e Lirë, janë botuar më 16 prill.

XS
SM
MD
LG