Ndërlidhjet

Presidentit Macron i largohet një nga këshilltarët kryesorë


Presidenti i Francës, Emmanuel Macron

Këshilltari për Komunikim i Presidentit francez, Sylvain Fort tha sot se do të braktisë postin e tij në fund të janarit.

"Në fund të janarit, unë do të braktis funksionin e këshilltarit të komunikimit në Presidencën franceze," tha Fort për agjencinë Frans Press, duke konfirmuar raportet e mëparshme në mediat franceze.

Fort njoftoi se dëshiron të angazhohet në projekte profesionale dhe familjare.

Vendimi i tij vjen në kohën kur Presidenti Emanuel Macron, po përpiqet të fuqizojë pozitën e tij, pas protestave disa javore të grupit “Xhaketat e Verdha”.

Që nga mesi i nëntorit, kjo lëvizje protestonte kundër tarifave të reja për produktet e naftës si dhe kundër politikës së përgjithshme shtetërore.

XS
SM
MD
LG