Ndërlidhjet

SHBA: Takim i nivelit të lartë në Pentagon për situatën në Siri


Sekretari i Shtetit, Mike Pompeo dhe keshilltari për siguri kombëtare, John Bolton

Këshilltarët kryesorë të Presidentit, Donald Trump, u takuan të enjten në Pentagon për të diskutuar mbi Sirinë dhe tema të tjera, tha një zyrtar i mbrojtjes.

Takimi ishte i pari i këtij lloji për Sekretarin e Mbrojtjes, Patrick Shanahan, i cili filloi punën e tij të re më 1 janar pas dorëheqjes së paraardhësit të tij Jim Mattis.

Sipas një zyrtari të lartë të mbrojtjes, Shanahan u takua me Këshilltarin e Sigurisë Kombëtare John Bolton, Sekretarin e Shtetit Mike Pompeo dhe Gjeneralin Joe Dunford, kreu i Shefave të Përbashkët të Shtabit.

Ata "diskutuan një larmi temash përfshirë Sirinë," tha zyrtari.

Mattis dha dorëheqje muajin e kaluar pasi Presidenti Trump urdhëroi tërheqjen e trupave amerikane nga Siria edhe pse Shteti Islamik ende ka mijëra luftëtarë në vend dhe një tërheqje e SHBA do të linte luftëtarët kurdë të prekshëm nga sulmet e Turqisë.

Shanahan duhet të mbikëqyrë se si Shtetet e Bashkuara tërheqin më shumë se 2,000 trupa nga Siria. Afate të ndryshme kohore janë përmendur, por Trump ka thënë se kjo do të ndodhte "për një periudhë kohore", raporton AFP.

XS
SM
MD
LG