Ndërlidhjet

Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA sfidon Trumpin


Uashington
Uashington

Dhoma e Përfaqësuesve e Shteteve të Bashkuara, e cila tani kontrollohet nga demokratët, votoi për t'i dhënë fund mbylljes së pjesshme të Qeverisë amerikane, por masa pritet të përballet me veton e presidentit Donald Trump.

Trump ka thënë se do të refuzojë çdo masë që nuk siguron fonde për ndërtimin e murit në kufi me Meksikën, i cili do të pengonte hyrjen e migrantëve të paligjshëm në SHBA.

Kryesuesja e re e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, e cila do të rinisë negociatat me Trumpin të premten, e ka cilësuar murin si "të pamoralshëm".

Ligji i miratuar nga Dhoma e Përfaqësuesve do t'i financonte operacionet e sigurisë kombëtare, përfshirë sigurinë në kufi, deri më 8 shkurt, si dhe disa agjenci të tjera deri në shtator.

Megjithatë, për të hyrë në fuqi, ai duhet të miratohet nga Senati dhe të nënshkruhet nga presidenti.

Republikanët kanë aktualisht shumicën në Senat dhe udhëheqësi i tyre, Mitch McConnell, ka thënë se ata nuk do të mbështesin masa që nuk i mbështet presidenti Trump.

Mbyllja e pjesshme e Qeverisë amerikane filloi në dhjetor, kur Kongresi dhe Trump nuk ia dolën të arrijnë marrëveshje mbi projekt-buxhetin.

XS
SM
MD
LG