Ndërlidhjet

Talibanët vrasin dhjetëra forca të rendit në Afganistan


Afganistan

Militantët talibanë sulmuan disa postblloqe të sigurisë në perëndim të Afganistanit duke vrarë 21 zyrtarë policorë dhe pjesëtarë të milicisë pro-qeveritare, njoftuan të hënën autoritetet.

Sulmet ndodhën në dy pjesë të ndryshme të provincës Badghis, e cila kufizohet me Turkmenistanin.

Abdul Aziz Bek, udhëheqës i këshillit provincial, tha se 14 policë janë vrarë, ashtu si edhe shtatë pjesëtarë të milicisë.

Jamshid Shahabi, zëdhënës i guvernatorit të provincës, tha se së paku 15 militantë talibanë janë vrarë dhe dhjetë janë plagosur në luftime.

Talibanët e morën përgjegjësinë për sulmin.

Zëdhënësi i tyre, Qari Yousuf Ahmadi, tha përmes një deklarate se militantët kanë vrarë 34 pjesëtarë të forcave të sigurisë.

XS
SM
MD
LG