Ndërlidhjet

Ish-shefi i hetimeve për Rusinë në SHBA planifikon të japë dorëheqje


Zëvendësi i Prokurorit të Përgjithshëm në SHBA, Rod Rosenstein.
Zëvendësi i Prokurorit të Përgjithshëm në SHBA, Rod Rosenstein.

Zyrtari i lartë i Departamentit amerikan të Drejtësisë, Rod Rosenstein, që ka mbikqyrur hetimet për ndërhyrjen e supozuar ruse në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016 në Shtetet e Bashkuara, është duke planifikuar të japë dorëheqje, kanë raportuar mediat amerikane.

Zëvendësi i Prokurorit të Përgjithshëm është raportuar të ketë ketë marrë i vetëm këtë vendim dhe nuk është detyruar nga Shtëpia e Bardhë.

Megjithatë, ai ka qenë shënjestër e shpeshtë për kritika nga presidenti amerikan, Donald Trump.

Rosenstein është raportuar se e ka konsideruar dorëheqjen në vjeshtën e vitit të kaluar.

Sipas burimeve, personi i dytë më i rëndësishëm në Departamentin amerikan të Drejtësisë planifikon të qëndrojë në zyrë derisa të konfirmohet nominimi i William Barr si Prokuror i Përgjithshëm i SHBA-së, transmeton BBC.

Rosenstein ende nuk ka komentuar këto raportime.

Ndërkohë seanca e Senatit ku pritet të konfirmohet pozita e re e Barr-it, është planifikuar të nisë më 15 janar.

Në rast se konfirmohet, Barr do të jetë pasaardhës i Matthew Whitaker, që aktualisht ka pozitën e ushtruesit të detyrës të pozitës së Prokurorit të Përgjithshëm.

Whitaker ka zëvendësuar Jeff Sessions, i cili është shkarkuar nga pozita me vendim të presidentit Trump.

Sekretarja për media e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders ka thënë për Fox News të mërkurën se ajo e ka ditur që “zëvendës-Prokurori i Përgjithshëm gjithmonë ka planifikuar të qëndrojë për dy vjet në zyrë”.

“Mendoj se ai është duke i ofruar hapësirë Prokurorit të ri për të krijuar një ekip që dëshiron ta ketë afër vetes”, ka shtuar ajo.

Rosenstein ka kaluar pjesë të madhe të karrierës së tij në Departamentin e Drejtësisë si dhe ka shërbyer për 12 vjet si Prokuror i Përgjithshëm për shtetin Marilend, para se të merrte pozitën që ka në prill të vitit 2017.

XS
SM
MD
LG