Ndërlidhjet

Pompeo: Trupat amerikane do të tërhiqen nga Siria


Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo.
Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo.

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, tha se tërheqja e trupave amerikane nga Siria, e shpallur nga presidenti Donald Trump, muajin e kaluar, do të ndodhë, pavarësisht kritikave.

"Vendimi i presidentit Trump për të tërhequr trupat tona është marrë. Do ta bëjmë", tha Pompeo në një konferencë për media në Kajro, së bashku me ministrin e Jashtëm të Egjiptit, Sameh Shoukry.

Pompeo është në Egjipt në ndalesën e fundit të një turneu në Lindjen e Mesme, i cili ka për qëllim të sigurojë partnerët arabë se Uashingtoni nuk do t'i braktisë.

Pompeo po ashtu tha se Uashingtoni do të vazhdojë të përfundojë luftën kundër grupit militant Shteti Islamik, duke shtuar se SHBA-ja do të mbetet partnere e palëkundur në Lindjen e Mesme.

Ai arriti në Egjipt të enjten, pas vizitave në Jordani dhe Irak.

Nga Egjipti, Pompeo do të vazhdojë për në shtetet e Gjirit Arab.

XS
SM
MD
LG