Ndërlidhjet

Murat Dernjani, dënohet për organizim dhe pjesëmarrje në grupe terroriste


Pallati i Drejtësisë

Gjykata Themelore e Prishtinës i ka shqiptuar dënim prej 5 vitesh burgim, Murat Dernjanit, i dyshuar për vepra penale që ndërlidhen me terrorizëm.

Në seancën e kaluar të mbajtur më 9 janar 2019, Dernjani e kishte pranuar fajësinë për veprën penale të organizimit dhe pjesëmarrjes në grupe terroriste.

Dernjani akuzohej nga Prokurorisë Speciale e Kosovës se gjatë vitit 2013 kishte udhëtuar drejt Turqisë duke marrë marr me vete gruan dhe djalin e tij me qëllim që t’i bashkohej ISIS-it.

“Sipas aktakuzës, Dernjani, me qëllim që t’i bashkëngjitet grupeve terroriste në Siri, nga muaji mars 2013, me dëshirë, me vetëdije dhe me paramendim ka udhëtuar përmes rrugëve të ndryshme për në qytetin e Stambollit në Turqi. Pas një kohe së bashku me bashkëshorten A.D., dhe djalin e tij, janë vendosur në Kilis në juglindje të Turqisë, afër kufirit me Sirinë, prej nga ilegalisht arrin në qytetin Gaziantep, pastaj i është bashkëngjitur organizatës terroriste ISIS, organizatë kjo, që vepron në Siri dhe Irak”, thuhet në aktakuzë.

Pasi kishte arritur që t’i bashkohet ISIS-it, Dernjani qëndroi aty deri në muajin gusht të vitit 2017, ku pastaj iu dorëzua autoriteteve turke e ku më pas e kthyen në Kosovë.

XS
SM
MD
LG