Ndërlidhjet

Vazhdojnë mosmarrëveshjet territoriale ndërmjet Rusisë dhe Japonisë


Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov dhe homologu japonez Taro Kono

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, tha të hënën se ende ekzistojnë disa pika të rëndësishme të cilat po e pengojnë një marrëveshje paqeje me Japoninë.

Të dyja vendet po synojnë të përmbyllin mosmarrëveshjet territoriale që datojnë që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore.

Duke folur me gazetarët në Moskë, pas bisedimeve me Ministrin e Jashtëm japonez, Taro Kono, Lavrov tha se ishte e vështirë të pritej përparim në bisedimet e paqes nëse më parë Japonia nuk e pranon sovranitetin e Rusisë në territorin e ishujve kontestues, raporton agjencia RIA.

Rusia dhe Japonia kanë mosmarrëveshje për shtatë dekada mbi disa ishuj.

Bashkimi Sovjetik kishte marrë nën kontroll ishujt në veri të bregdetit të Japonisë, gjatë ditëve të fundit të Luftës së Dytë Botërore. Japonia ende pretendon se ato ishuj i takojnë asaj. Rusia i quan këto ishuj Kurilet Jugore, ndërkaq Japonia si Territoret Veriore.

Lexoni edhe këtë: Putin propozon papritur Traktat të Paqes me Japoninë

XS
SM
MD
LG