Ndërlidhjet

Talibanët marrin përgjegjësinë për sulmin që la katër të vrarë


Afër kompleksit ku ndodhi incidenti
Afër kompleksit ku ndodhi incidenti

Talibanët morën përgjegjësinë për sulmin afër një kompleksi, ku pas shpërthimit të një makine bombë, mbeten të vdekur katër persona ndërsa 113 të tjerë u plagosën.

Zëdhënësi i grupit militant, Zabihullah Mujahid, tha se sulmuesit e shpërthyen eksplozivin para se të hynin në zonë duke “vrarë shumë të huaj”

Ministria e Brendshme tha se tre njerëz nga personeli ushtarak dhe një civil janë vrarë pas shpërthimit nderkaq 12 gra dhe 23 fëmijë janë në mesin e të plagosurve.

Autoritetet po hetojnë nëse në mesin e viktimave ka edhe të huaj që banonin në kompleksin e quajtur “Fshati i Gjelbërt”.

Lexoni edhe këtë: Trump u kërkon vendeve të tjera të përfshihen më shumë në Afganistan​

Deri para disa kohësh, një pjesë e personelit të Kombeve të Bashkuara jetojnë dhe punonte në këtë kompleks, por zyrtarët thonë se në një pjesë të madhe zona ka qenë e zbrazët dhe se “vetëm një pjesë e rojeve” kanë qëndruar aty.

Ky sulm u bë në kohën kur i dërguari për paqe i Shteteve të Bashkuara, Zalmay Khalilzad po viziton rajonin për bisedime me qëllim të përfundimit të luftës 17 vjeçare në Afganistan.

Talibanët kontrollojnë mëse gjysmën e Afganistanit duke ndërmarrë sulme vdekjeprurëse kundër qeverisë në Kabul që mbështetet nga perendimi dhe forcave të sigurisë qeveritare.

XS
SM
MD
LG