Ndërlidhjet

Vuçiq dhe Putin do të diskutojnë për Kosovën


Presidentët, Aleksandar Vuçiq dhe Vladimir Putin
Presidentët, Aleksandar Vuçiq dhe Vladimir Putin

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq tha se pret që gjatë vizitës së presidentit rus, Vladimir Putin në Serbi më 17 janar, të nënshkruhen 21 marrëveshje për të ardhmen e Serbisë dhe se çështja e Kosovës do të jetë pjesë e diskutimeve.

Të hënën në mbrëmje, në një intervistë për Pink TV, ai tha se është thelbësore për Beogradin të sqarohet vrasjen e kreut të Iniciativës Qytetare, Oliver Ivanoviq, por autoritetet e Serbisë nuk mund të kryenin një hetim në vendngjarje dhe nuk kanë pranuar materialet e kërkuara.

Vuçiq shtoi se ai u tha shërbimeve serbe, që të mos paraqisnin të gjitha njohuritë para përvjetorit.

"Ivanoviq u vra në ditën kur ishin zgjedhjet e Beogradit, a do të ishte e përshtatshme për dikë në Beograd kjo, vetëm nëse dikush është i çmendur", tha Vuçiç.

XS
SM
MD
LG