Ndërlidhjet

Presidenti brazilian lehtëson procedurat për blerje të armëve


Presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro.
Presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro.

Presidenti brazilian, Jair Bolsonaro ka nënshkruar të martën një dekret duke e bërë më të lehtë për brazilianët që të blejnë armë.

Ai ka shënuar kështu hapin e parë drejt mbajtjes së premtimit të tij që ka bërë gjatë fushatës për të përmbysur rregulloret që u kanë ndaluar qytetarëve një gjë të tillë, transmeton Reuters.

Bolsonaro ka fituar zgjedhjet presidenciale me qasje të së djathtës ekstreme.

I njohuri si kapiten ushtarak, Bolsonaro ka nisur udhëheqësinë më 1 janar dhe tani dëshiron të shfuqizojë një ligj të vitit 2003 që u ndalon qytetarëve blerjen e armëve, me arsyetimin se brazilianët kanë të drejtë të blejnë armë dhe të mbrojnë veten nga kriminelët.

Ky dekret, i cili nuk do të jetë në fuqi, përveç nëse ratifikohet brenda 120 ditëve nga Kongresi, do të heqë disa kompetenca që ka pasur policia federale ndaj civilëve në këtë shtet.

Bandat e shumta të drogave dhe milicia paramilitare siguron shumë lehtë armë që krijohen nga prodhues të brendshëm në këtë shtet.

Sipas të dhënave qeveritare, më 2017, rreth 330,000 civilë janë regjistuar se posedojnë në mënyrë të ligjshme armë në Brazil.

XS
SM
MD
LG