Ndërlidhjet

Kina akuzon Kanadanë për "standarde të dyfishta"


Flamuri i Kinës.
Flamuri i Kinës.

Kina ka kundërshtuar akuzat nga Kanadaja se në mënyrë arbitrare është duke dënuar me vdekje kanadezin, Robert Lloyd Schellenberg, i cili është ndaluar për shkak të kontrabandimit me drogë.

Ministria e Jashtme kineze ka paralajmëruar kryeministrin kanadez, Justin Trudeau që të “ndalojë në bërjen e deklaratave të tilla të papërgjegjshme”, duke akuzuar Kanadanë për “standarde të dyfishta”.

Schellenberg ishte dënuar fillimisht me 15 vjet burgim në muajin nëntor.

Mirëpo të hënën, një gjykatë ka ngritur dënimin e tij me ndëshkim me vdekje, duke thënë se dënimi fillestar ka qenë shumë i butë.

Ky vendim ka mundësi të përkeqësojë mosmarrëveshjet diplomatike në mes të të dyja shteteve, të cilat janë përshkallëzuar pasi Kanadaja ka arrestuar shefen për financa të gjigantit tekonogjik kinez, Huawei, Meng Wanzhou.

Kina pati shprehur zemërim për arrestimin e Wanzhousë, e cila është ndaluar me kërkesë të Shteteve të Bashkuara, nën pretendimet se u ka ikur sanksioneve ndaj Iranit në periudhën 2009-2014.

Rastet e lidhura me drogë dënohen ashpër në Kinë, prandaj dhjetëra të huaj janë ekzekutuar për këto raste.

Shumë të tjerë janë duke pritur në listë të ekzekutimit.

XS
SM
MD
LG