Ndërlidhjet

Presidenti Thaçi i quan të padrejta intervistimet në Hagë


Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka komentuar intervistimin e ish pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga Prokuroria Speciale në Hagë. Ai këtë e quajtur si "një e padrejtë që po bëhet ndaj çlirimtarëve".

“Sot, padrejtësisht po intervistohet një çlirimtar në Hagë, kurse kriminelët serbë vazhdojnë të shëtisin lirshëm në Serbi dhe botë. Ndaj çlirimtarëve tanë, në emër të drejtësisë ndërkombëtare po bëhet padrejtësia më e madhe”, ka shkruar Thaçi në rrjetin e tij social Facebook.

Ish komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sami Lushtaku po intervistohet nga Prokuroria Speciale në Hagë në lidhje me pretendimet për përfshirjen e ish-pjesëtarëve të UÇK-së në krime të luftës dhe të pasluftës në Kosovë.

Në Hagë është intervistuar për dy ditë rresht ish-komandanti tjetër i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Rrustem Mustafa. Mustafa është marrë në pyetje për gati 16 orë.

Lajm nga arkiva: Thaçi e Haliti ftojnë deputetët e PDK-së të mbështesin Gjykatën Speciale

XS
SM
MD
LG