Ndërlidhjet

Siri: Sulmohet konvoji i ushtarëve amerikanë, katër të vrarë


Foto nga vendi ku ndodhi sulmi ndaj konvojit të ushtarëve amerikanë, Siri, 16 Janar
Foto nga vendi ku ndodhi sulmi ndaj konvojit të ushtarëve amerikanë, Siri, 16 Janar

Katër ushtarë amerikanë u vranë dhe tre të tjerë u plagosën pas një shpërthimi gjatë një kontrolli rutinor në veri të Sirisë.

Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i koalicionit të forcave të udhëhequra nga SHBA-të që luftojnë kundër Shtetit Islamik.

Më herët Reuters citoi një zyrtar amerikan të ketë thënë se incidenti ndodhi në qytetin e Manbixhit.

Një grup monitoruesish sirian thanë se nga shpërthimi afër patrollës së koalicionit të udhëhequr nga SHBA-të, janë plagosur dhjetra civilë.

Sulmi bëhet disa ditë pasi forcat e Shteteve të Bashkuara kanë filluar procesin e tërheqjes nga Siria.

Një faqe në internet e lidhur me Shtetin Islamik e publikoi një komunikatë, ku thuhej se sulmuesit vetëvrasës kanë shënjestruar një patrullë të forcave të koalicionit të udhëhequra nga SHBA-të në Manbixh.

XS
SM
MD
LG