Ndërlidhjet

Çekia përkujton Jan Palachun


Foto nga një përkujtim i Jan Palachut në qendër të Pragës
Foto nga një përkujtim i Jan Palachut në qendër të Pragës

Çekia shënoi të mërkuren 50 vjetorin e ditës kur studenti, Jan Palach, i vuri flakën vetes në qendër të Pragës, si një akt i revoltës ndaj invasionit sovjetik të vitit 1968.

Palach, i cili në atë kohë ishte 20 vjeçar, shkoi në sheshin e Vaclavit të Pragës më 16 janar të 1969 , e derdhi lëndën djegëse mbi kokë dhe i vuri flakën vetes. Ai vdiq tre ditë më vonë nga pasojat e zjarrit në trup.

Studenti i ekonomisë dhe filozofisë, la një letër në të cilën bënte thirrje për fundin e censurës dhe propagandës sovjetike dhe për një grevë të përgjithshme.

Dhjetra përkujtime janë mbajtur të mërkurën në tërë Çekinë, përfshirë zbulimin e një pllake memoriale në “Charles University” ku Palach ka studiuar.

Palach në letrën e tij e quajti veten "Pishtari nr.1", duke dhënë përshtypjen se ai ishte pjesë e një grupi më të madh, që në fakt nuk ekzistonte.

"Njerëzit duhet të luftojnë kundër të keqes”, tha Palach përpara se të vdiste në spital më 19 janar.

Në 20 vjetorin e vdekjes së Palachut, në janar të vitit 1989, mijëra njerëz protestuan në demonstratat më të mëdha anti-qeveritare. Ata u shpërndanë me dhunë nga policia, por muaj më vonë, komunizmi u rrëzua gjatë revolucionit të Kadifenjtë.

XS
SM
MD
LG