Ndërlidhjet

Mbijeton Qeveria greke; i hapet rrugë zbatimit të marrëveshjes me Maqedoninë


Kryeministri i Greqisë, Alexis Tsipras
Kryeministri i Greqisë, Alexis Tsipras

Kryeministri i Greqisë, Alexis Tsipras, dhe qeveria e tij i mbijetuan votës së mosbesimit të mërkurën.

Një gjë e tillë i hap rrugë Parlamentit grek që të ratifikojë marrëveshjen me Maqedoninë për emrin e kësaj të fundit.

Tsipras mori mbështetjen e 151 ligjvënësve në parlamentin prej 300 ulësesh, duke e shmangur kështu thirrjen e zgjedhjeve të parakohshme.

Ai e thirri votimin në parlament të dielën, pasi partneri i tij i koalicionit, Panos Kammenos, dha dorëheqje në shenjë proteste ndaj marrëveshjes.

Me marrëveshjen e arritur vitin e kaluar, Maqedonia është bërë Maqedoni e Veriut.

Krahu i djathtë në Greqi e ka kundërshtuar këtë zgjidhje, duke thënë se fjala Maqedoni në emrin e fqinjit sugjeron se ky i fundit ka pretendime territoriale ndaj një territori grek me të njëjtin emër.

Çështja e emrit i ka mbajtur dy vendet në mosmarrëveshje për dhjetëra vite.

Javën e kaluar, Kuvendi i Maqedonisë ka miratuar ndryshimin e Kushtetutës për zbatimin e marrëveshjes me Greqinë.

XS
SM
MD
LG