Ndërlidhjet

Presidenti Thaçi ia vazhdon mandatin komandantit të FSK-së


Presidenti Hashim Thaçi gjatë ceremonisë së dekretimit të komandantit të FSK-së, Rrahman Rama
Presidenti Hashim Thaçi gjatë ceremonisë së dekretimit të komandantit të FSK-së, Rrahman Rama

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, e ka dekretuar gjeneral-lejtënant, Rrahman Ramën, komandant të Forcës së Sigurisë së Kosovës edhe për një mandat të ri pesëvjeçar.

Komandanti Rama u betua sot se do të vazhdojë t’i shërbejë atdheut dhe mbrojtjes së qytetarëve të vendit.

"Jam i bindur se gjeneral-lejtënant Rama do t’i kryejë me zell, nder dhe dinjitet të gjitha detyrat e tij. Ai ka dhënë kontribut të rëndësishëm në tranzicionin e deritashëm dhe mandati i tij i ri do të jetë vazhdim i forcimit dhe konsolidimit të mëtejmë të forcës sonë", ka shkruar Thaçi në Facebook.

XS
SM
MD
LG