Ndërlidhjet

Putin dhe Erdogan diskutojnë për Sirinë


Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan (majtas) dhe presidenti rus, Vladimir Putin në Kremlin.

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka biseduar të mërkurën me homologun e tij rus, Vladimir Putin, për zonat e ndikimit në Siri.

Ky ka qenë takimi i parë i Kremlinit në çështjet rreth Sirisë, prej kur presidenti amerikan, Donald Trump ka njoftuar për tërheqjen e trupave amerikane nga vendi i shkatërruar nga lufta më 19 dhjetor të vitit të kaluar.

Liderët kanë shpërfaqur kundërshtime të thella për prezencën e ushtrisë amerikane në Siri, duke e konsideruar si pengesë për ndikimin e tyre në këtë vend.

Putin dhe Erdogan i janë drejtuar njëri-tjetrit me fjalë miqësie në fillim të takimit, dhe kanë përmendur rëndësinë e lidhjeve të tyre për sigurinë në rajon.

Rusia dhe Irani i kanë ndihmuar presidentit sirian, Bashar al-Assad për të fituar kontrollin e pjesës më të madhe të shtetit, derisa Turqia ka përkrahur armiqtë e Assadit për gati tetë vjet.

Pavarësisht asaj, të trija shtetet kanë tentuar të arrijnë një marrëveshje të paqes për Sirinë, me synimin e uljes së ndikimit amerikan në rajon.

Në shtator të vitit të kaluar, Putin dhe Erdogan kanë nënshkruar një marrëveshje për rajonin sirian, Idlibin, duke mënjanuar atë që është cilësuar si katastrofë humanitare, pasi ka pasur paralajmërime për ndërhyrje ushtarake atje.

Turqia është duke bërë thirrje për zbatim të atij pakti, pasi ka shprehur shqetësime se Qeveria siriane është duke tentuar të shkatërrojë marrëveshjen.

XS
SM
MD
LG