Ndërlidhjet

Vdes në moshen 86 vjeçare kompozitori i famshëm Michel Legrand


Kompozitori i njohur francez, Michel Legrand, fitues i tre çmimeve Oscar gjatë karrierës së tij, ka ndërruar jetë në moshën 86 vjecare, të shtunën.

Çmimin e parë Oscar, Legrand e kishte fituar në vitin 1969 për këngën "The Windmills of Your Mind" nga filmi "The Thomas Crown Affair".

Ai po ashtu gjatë karrierës kishte fituar edhe pesë çmime Grammy..

Legrand kishte planifikuar të mbante koncert në Paris në prill, tha zëdhënësi i tij. Në vitet e 60-ta, ai fillimisht kishte filluar punën si organizator. Gjatë karrierës së tij të gjatë, Legrand kishte bashkëpunuar me muzicientët e famshëm si Miles Davies, Ray Charles, Orson Welles, Jean Cocteau, Frank Sinatra dhe Edith Piaf.

XS
SM
MD
LG