Arian Daci, zëvendësministër në Qeverinë e Kosovës ka humbur jetën të shtunën në Brezovicë, si pasojë e një orteku të madh. Lajmin e ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, nënkoloneli i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajit, Basri Shabani.
“Një person me inicialet A.D, ka humbur jetën nga orteku, kurse personi tjetër ka shpëtuar”,ka thënë Shabani.
I ndjeri është biri i kryetarit të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Nexhat Daci.
Liderët institucionalë si dhe ata të partive politike në Kosovë kanë shprehur ngushëllime ndaj familjes Daci.