Ndërlidhjet

Pompeo përgëzon progresin e arritur në bisedimet me talebanët


Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, e quajti "përparim të theksuar" dialogun për paqe me Afganistanin, pas gjashtë ditësh bisedime me talebanët në Katar, për t'i dhënë fund konfliktit 17 vjeçar.

“Lajm inkurajues nga i dërguari i posaçëm i SHBA-së, Zalmay Khalilzad", tha Pompeo në Tëitter.

“Ai ka raportuar progres të madh në bisedimet me talebanët", shtoi Pompeo.

Pompeo po ashtu tha se Shtetet e Bashkuara janë të vendosura për të ndjekur paqen dhe për të parandaluar sulmet terroriste ndërkombëtare në Afganistan.

Uashingtoni po punon me qeverinë afgane dhe të gjitha palët e interesuara për të fuqizuar sovranitetin e Afganistanit, pavarësinë dhe prosperitetin.

Ai shtoi se ende nuk është arritur ndonjë marrëveshje finale me militantët, por se bisedimet do të vazhdojnë përsëri.

XS
SM
MD
LG