Ndërlidhjet

Princi Philip kërkon falje pas aksidentit me një veturë


Princi Philip i Britanisë së Madhe, i ka shkruar një letër një gruaje me të cilën pësoi aksident me veturë, duke thënë se "thellëisht ndihet keq".

Duka i Edinburgut i ka uruar Emma Fairweather shërim të shpejtë, duke shtuar se ai është tronditur nga aksidenti.

Ai shtoi se nuk e kishte parë veturën në të cilën ishte e lënduara, për shkak të diellit.

Automjeti i Dukës kishte rrëshqitur gjatë goditjes dhe ai u ndihmua nga një kalimtar i rastit me motoçikletë.

Fairweather, 46 vjeçare, që theu njërin krah nga aksidenti, e përshkruajti letrën si gjest të mirë nga princi.

Ajo para letrës ishte ankuar se nuk ka pasur interesim direkt nga princi Philip, por vetëm nga autoritetet.

XS
SM
MD
LG