Ndërlidhjet

Blasfemia në Pakistan: Gruaja e krishterë mbetet e lirë


Asia Bibi

Gjykata e Lartë e Pakistanit e refuzoi ankesën ndaj vendimit të saj për të liruar një grua të krishterë nga akuzat për blasfemi.

Gjykata e mbajti në fuqi vendimin për të përmbysur dënimin me vdekje të Asia Bibit.

Ajo është dënuar në vitin 2010, pasi është akuzuar për fyrjen e Profetit Muhamed, gjatë një zënke më fqinjët. Bibi ka kaluar tetë vjet në burg.

Ajo gjithmonë ka thënë se është e pafajshme, por rasti e ka ndarë Paksitanin.

Vendimi i Gjykatës së Lartë, tetorin e kaluar, ka çuar në protesta të dhunshme të ekstremistëve fetarë, të cilët i mbështesin fuqishëm ligjet e blasfemisë, ndërsa grupet më liberale të shoqërisë kanë bërë thirrje për lirimin e saj.

Ekstremistët fetarë kanë kërkuar që të përmbyset vendimi i Gjykatës së Lartë për lirimin e Bibit.

“Kërkesa nuk pranohet”, tha të martën kryeshefi i drejtësisë, Asif Saeed Khosa.

Bibi - e njohur edhe si Azia Noreen - nuk ka mundur të largohet nga Pakistani, derisa ankesa ka qenë në pritje.

XS
SM
MD
LG