Ndërlidhjet

Rasti Khashoggi: Hetuesit e OKB-së vizitojnë zonën rreth konsullatës saudite


Ilustrim

Ekipi i ekspertëve të Kombeve të Bashkuara vizituan ndërtesën e konsullatës saudite në Stamboll, në kuadër të hetimit për vrasjen e gazetarit saudit, Jamal Khashoggi.

Raportuesja e posaçme e OKB-së, Agnes Callamard dhe ekipi i saj i ekspertëve vizitoi zonën rreth konsullatës, por nuk kanë hyrë në ndërtesë, duke thënë se ata janë duke pritur lejen prej zyrtarëve sauditë me të cilët janë në kontakt.

Callamard tha se do të paraqesë raportin e saj në qershor në Këshillin e OKB-së për të Drejtat e Njeriut.

Khashoggi, kolumnist në “Washington Post”, u vra në konsullatën saudite në Stamboll më 2 tetor të vitit të kaluar. Eshtrat e tij nuk janë gjetur.

Ekipi i ekspertëve të OKB-së, në kuadër të së cilit ka edhe ekspertë ligjor dhe të forenzikës, gjatë vizitës shtatë-ditore në Turqi pritet të takohen me kryeprokurorin e Stambollit, pasi ata tashmë kanë zhvilluar bisedime ministrin e Jashtëm dhe atë të Drejtësisë.

Zyrtarët turq janë të pakënaqur me atë që ata e konsiderojnë si mungesë të bashkëpunimit të Riadit dhe kanë bërë thirrje për një hetim ndërkombëtar për rastin Khassoggi.

Kolumnisti i “Washington Post”, Jamal Khashoggi, i cili kritikonte Princin e Kurorës saudite u vra brenda konsullatës saudite në Stamboll.

Arabia Saudite po gjykon 11 persona, përfshirë disa nga rrethi i ngushtë i Princit të Kurorës, dhe po kërkon dënim me vdekje kundër pesë prej tyre.

XS
SM
MD
LG