Ndërlidhjet

Kryeministrja May kërkon qartësi në procesin e Brexitit


Kryeministrja e Britanisë së Madhe, Theresa May
Kryeministrja e Britanisë së Madhe, Theresa May

Kryeministrja britanike, Theresa May tha se Bashkimi Evropian dëshiron të pajtohet me një plan të daljes së Britanisë nga blloku, mirëpo iu mbetet ligjvënësve britanik të vendosin se çfarë plani të Brexitit e mbështesin.

May i tha parlamentit se “ekziston vullneti në Bashkimin Evropian për të pranuar një marrëveshje me Britaninë mirëpo ata dëshirojnë të shohin se çfarë dëshiron Britania të jënë raportet me BE-në sipas asaj marrëveshje”.

“Kjo është mundësia që kemi ne sot” tha May.

Ligjvënësit britanikë, muajin e kaluar, kanë kundërshtuar planin e kryeministres britanike, Theresa May për largimin e Britanisë nga Bashkimi Evropian, duke krijuar kaos në procesin e Brexitit dhe duke nxitur votën e mosbesimit ndaj qeverisë.

Qeveria britanike i mbijetoi kësaj vote, mirëpo mbetet e paqartë se si do të procedohet me daljen e vendit nga Bashkimi Evropian.

XS
SM
MD
LG