Ndërlidhjet

Talibanët do të bisedojnë me zyrtarë afganë, por jo me qeverinë


Afganistan

Talibanët thanë se do të marrin pjesë në të ashtuquajturat bisedime "ndër-afgane" në Moskë, të cilat do të mbledhin bashkë figura të shquara të Afganistanit, përfshirë ish-presidentin Hamid Karzai, zyrtarë të opozitës, pleq fisnorë, por jo autoritetet e qeverisë.

Takimi do të nisë të martën dhe do të zgjasë dy ditë.

Këshilli i Shoqërisë Afgane - një organizatë e diasporës së Afganistanit në Rusi - tha përmes një deklarate se ai është organizator i takimit.

Qeveria e Rusisë ka mohuar se qëndron prapa organizimit, ndërsa Shtetet e Bashkuara deri më tash nuk e kanë komentuar.

Njoftimi për takim vjen një javë pasi është bërë e ditur se negociatorët amerikanë dhe talibanë kanë rënë dakord për strukturën e një marrëveshjeje të paqes, e cila do t'i jepte fund konfliktit 17-vjeçar në Afganistan.

Negociatorët amerikanë kanë zhvilluar në janar bisedime intensive me talibanët në Katar.

Talibanët, deri më tash, kanë refuzuar të mbajnë bisedime të drejtpërdrejta me Qeverinë afgane, duke i cilësuar zyrtarët e saj si "kukulla" të SHBA-së.

XS
SM
MD
LG