Ndërlidhjet

NATO mban samit të posaçëm në Londër


Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

Udhëheqësit e NATO-s do të mbajnë një samit të posaçëm në Londër, në muajin dhjetor, për të shënuar 70-vjetorin e aleancës, bëri të ditur sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

"Takimi në Londër do të jetë një mundësi për kryetarët e shteteve dhe qeverive që t'i adresojnë sfidat e sigurisë, me të cilat përballemi tani dhe do të përballemi në të ardhmen, dhe për të garantuar se NATO do të vazhdojë ta mbajë të sigurt popullsinë e saj prej gati një miliard njerëzish", tha përmes një deklarate Stoltenberg.

Ai tha se kryeqyteti i Britanisë është vendi ideal për të shënuar 70-vjetorin e bashkëpunimit ushtarak transatlantik.

"Londra ka qenë shtëpi e selisë së parë të NATO-s. Mberëtëria e Bashkuar ka qenë një nga 12 anëtarët themelues të aleancës dhe vazhdon të luajë rol kyç në aleancë, duke bërë kontribute thelbësore për sigurinë tonë të përbashkët", tha Stoltenberg.

Akti themelues i NATO-s, Traktati i Atlantikut të Veriut, është nënshkruar më 4 prill, 1949, në Uashington nga: Shtetet e Bashkuara, Kanadaja, Britania, Franca, Italia, Holanda, Norvegjia, Danimarka, Portugalia, Belgjika, Islanda dhe Luksemburgu.

NATO numëron sot 29 vende anëtare.

XS
SM
MD
LG