Ndërlidhjet

Greqia pritet të ratifikojë protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO


Flamuri i Maqedonisë dhe ai i NATO-s.
Flamuri i Maqedonisë dhe ai i NATO-s.

Parlamenti i Greqisë pritet të votojë të premten protokollin e NATO-s për anëtarësimin e Maqedonisë në aleancën veri-atlantike, duke i dhënë kështu fund kontestit mbi 27 vjeçar për emrin.

Ky votim vjen pasi Maqedonia ka arritur marrëveshje me Greqinë për të ndyshuar emrin në Maqedoni e Veriut, si dhe pas ratifikimit të këtij pakti në parlamentet e të dyja shteteve.

Votimi i 8 shkurtit në parlament pritet të ndodhë pasdite.

Greqia ka kundërshtuar emrin e Maqedonisë, prej kur kjo e fundit ka fituar pavarësinë më 1991 duke deklaruar se ky emër shpërfaq pretendime për një territor në Greqi me po këtë emër.

Ministri i Jashtëm maqedonas, Nikolla Dimitrov ka nënshkruar më 6 shkurt marrëveshjen për anëtarësim në NATO, një hap kyç që i mundëson Shkupit të kthehet në anëtarin e 30-të të aleancës.

A po i vjen fundi zgjerimit të NATO-s?

Maqedonia ka thënë se pret që Greqia të jetë vendi i parë anëtar që do të ratifikojë protokollin për anëtarësim, dhe më pas autoritetet maqedonase do të ndryshojnë emrin e shtetit.

Ligjëvënësit grekë në anën tjetër pritet të miratojnë hyrjen e Maqedonisë në NATO, ashtu sikur edhe anëtarët tjerë të aleancës.

XS
SM
MD
LG