Ndërlidhjet

Pjesëtari i FSK-së ndalohet nga autoritetet pas dyshimeve për "keqpërdorim seksual"


Prokuroria Themelore në Gjilan, ka njoftuar se të premten rreth orës 17:30 është ndaluar i dyshuari M.S, pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale ‘’Keqpërdorim seksual i personave nën moshën 16 vjeçare’’.

"Ekziston dyshimi i bazuar që më 7 shkurt 2019, në fshatin Mogillë, komuna Viti, i dyshuari M.S., pjesëtar i FSK-së, ka keqpërdorur seksualisht të miturën e moshës 15 vjeçare, me ç’rast si pasojë e abuzimit të njëjtës i ka shkaktuar edhe lëndime trupore, e cila për momentin gjendet në Spitalin Regjional në Gjilan, për tretman mjekësor", thuhet në komunikatën e Prokurorisë..

Në komunikatë thuhet se për të dyshuarin do të caktohet masa e paraburgimit deri në hetimin e plotë të rastit.

XS
SM
MD
LG