Ndërlidhjet

Prokuroria heton ‘kallëzimin e rremë’ të vajzës që ka raportuar dhunimin


Ilustrim

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka inicuar procedurë hetimore nën dyshimet për kallëzim të rremë ndaj një vajze, e cila kishte raportuar abuzim seksual nga një mësimdhënës i saj.

Në komunikatën e prokurorisë thuhet se gjatë hetimeve të zhvilluara gjatë viteve 2017 – 2018 mbi dyshimet për keqpërdorim seksual ndaj atëbotë të miturës nga Drenasi, thuhet se “e dëmtuara A.G, ka mohuar deklaratën e dhënë fillimisht në Policinë e Kosovës, se ishte keqtrajtuar seksualisht nga profesori i saj Sh.Xh”.

Sipas prokurorisë, ajo ishte njoftuar edhe me mundësinë e inicimit të procedurës hetimore në rast të dhënies së deklaratës së rreme, por vajza kishte mohuar “me çdo kusht, deklaratën e dhënë më parë”.

Prokuroria nuk e ka sqaruar pse tash është nisur procedura hetimore për intervistën që thuhet se është zhvilluar në vitet 2017 – 2018.

Vajza pohon se ishte keqtrajtuar seksualisht nga një mësimdhënës i saj në kohën kur ajo ishte 16 vjeç, por edhe nga një hetues policor, te i cili kishte shkuar për ‘të raportuar rastin e parë të abuzimit’.

Dy të dyshuarve, Gjykata Themelore në Prishtinë, u kishte caktuar masë paraburgimi.

XS
SM
MD
LG