Ndërlidhjet

NATO: Qeveria afgane të përfshihet në bisedimet e paqes


Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg

NATO-ja mbështet plotësisht pjesëmarrjen e qeverisë afgane në bisedimet e paqes që po zhvillohen ndërmjet të dërguarit të SHBA-së, Zalmay Khalilzad dhe përfaqësuesit e talibanëve.

Bisedimet kanë për qëllim dhënien fund të konfliktit 17 vjeçar në Afganistan.

Militantët taliban refuzojnë të bisedojnë me qeverinë afgane pasi e konsiderojnë atë si “kukull” të vendeve perendimore.

“Natyrisht se qeveria afgane duhet të jetë pjesë e bisedimeve pasi nuk ka mënyrë tjetër për të pasur një proces të paqes së qëndrueshme pa i kyçur tërë afganët, përfshirë qeverinë” tha në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

Gjatë bisedimeve të fundit në Katar, zyrtarët e SHBA dhe talibanët shprehën njëfarë optimizmi mbi arritjen e një marrëveshjeje.

Zyrtarët e SHBA.-së kanë thënë se Presidenti Donald Trump, dëshiron të tërheqë rreth gjysmën e 14,000 trupave të SHBA-së në Afganistan.

XS
SM
MD
LG