Ndërlidhjet

Bisedimet Kinë-SHBA për tregti vazhdojnë javën e ardhshme


Presidenti kinez, Xi Jinping.

Presidenti kinez, Xi Jinping ka thënë të premten se bisedimet për tregti me Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë javën e ardhshme në Uashington dhe se shpreson që të dyja palët do të arrijnë një marrëveshje që shërben në të mirë të të dyja shteteve, kanë raportuar mediat shtetërore, transmeton Reuters.

Xi ka thënë gjatë një takimi me Përfaqësuesin amerikan për Tregti, Robert Lighthizer dhe Sekretarin amerikan të Thesarit, Steven Mnuchin se është arritur përparim në bisedimet e kësaj jave në Pekin dhe se Kina ka gatishmëri për të zgjidhur mosmarrëveshjet ekonomike dhe ato tregtare me SHBA-në.

Lighthizer and Mnuchin kanë thënë gjatë takimit se ata shpresojnë se ende ka shumë punë për të bërë, mirëpo kanë vullnet për të punuar në arritjen e një marrëveshjeje që është në interesin e të dyja shteteve, ka raportuar agjencia kineze e lajmeve, Xinhua.

Presidenti amerikan, Donald Trump ka vënë tarifa në produktet kineze në vlerë të milliarda dollarëve, me arsyetimin se Kina ka aplikuar “praktika të padrejta tregtare” ndaj SHBA-së.

Përveç tjerash, presidenti amerikan pati thënë se këto masa synojnë të ruajnë ekonominë amerikane dhe vendet e punës në këtë shtet.

XS
SM
MD
LG