Ndërlidhjet

Greva e kirurgëve pezullohet përkohësisht


Ilustrim

Greva e kirurgëve në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, që zgjati rreth dy muaj, është pezulluar përkohësisht deri më 6 maj. Vendimi erdhi pas takimit të Kolegjiumeve Kirurgjike me Institutet Paraklinike të QKUK-së, për t'i dhënë hapësirë, siç thuhet, për reflektim dhe realizim të detyrimeve ligjore, organeve kompetente.

"Në të njëjtën kohë ua bëjmë me dije të gjithëve se përpjekjet tona për realizimin e kërkesës së vetme për të cilën hymë në grevë- rritjene koeficientit në Ligjin për Paga,do të vazhdojnë deri në fund, me të gjitha mjetet ligjore, derisa të fitojmë pozicionin e merituar që nga takon", thuhet në njoftim.

Greva kishte ndikuar që brenda ditës të anulohen deri në 200 operacione, ndërsa u pranuan vetëm rastet urgjente. Kërkesa e kirurgëve është rishikimi i Ligjit për paga dhe rritja e koeficientit.

Kërkohet tërheqja e Projektligjit për paga

XS
SM
MD
LG