Ndërlidhjet

Pesë të vrarë nga të shtënat në Illinois të SHBA-së


SHBA, foto nga arkivi.

Një person ka vrarë pesë kolegë të tij të punës dhe ka plagosur pesë zyrtarë policorë. Ngjarja ka ndodhur në Illinois të Shteteve të Bashkuara.

Zyrtarët policorë kanë qëlluar për vdekje sulmuesit, gjatë incidentit që ndodhi më 15 shkurt.

Policia thotë se sulmuesi i dyshuar është 45-vjeçari Gary Martin, i cili ishte në proces të largimit nga puna nga kompania Henry Pran në Aurora, Illinois.

Po ashtu, një punëtor tjetër i kompanisë ku ndodhën të shtënat është dërguar në spital dhe është jashtë rrezikut për jetë.

Guvernatori i shtetit të Illinois, J.B. Pritzerk u ka thënë gazetarëve: “Zoti i bekoftë forcat e rendimit, të cilët po përballen me rreziqe”.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka shkruar në Twitter: “Punë e mirë nga forcat e rendit në Aurora. Ngushëllimet më të sinqerta për familjarët e viktimave. Amerika është me ju”.

Të shtënat në Aurora, ndodhën një ditë para përvjetorit të parë të të shtënave në një shkollë të mesme në Florida, ku u vranë 17 persona, ngjarje kjo që nxiti një debat kombëtar mbi armët.

XS
SM
MD
LG