Ndërlidhjet

Ndërroi jetë gazetari Hivzi Krasniqi


Ilustrim

Pas një sëmundjeje të shkurtër, të premten mbrëma ndërroi jetë gazetari Hivzi Krasniqi.

Krasniqi për një kohë të gjatë kishte punuar në Radio Kosovë, ku dhe përfundoi karrierën e tij si gazetar.

Po ashtu ai kishte punuar për një periudhë edhe Radio Dukagjini dhe Radio Televizionin 21.

Përveç profesionit të gazetarisë, Krasniqi ishte edhe autor i mbi 1,000 tekste të këngëve.

Krasniqi do të varroset sot në vendlindjen e tij, në Pejë.

XS
SM
MD
LG