Ndërlidhjet

Merkel paralajmëron kundër tërheqjes së SHBA-së nga Siria dhe Afganistani


Kancelarja gjermane, Angela Merkel.
Kancelarja gjermane, Angela Merkel.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka paralajmëruar se tërheqja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga Siria, rrezikon të forcojë rolin e Rusisë dhe Iranit në Lindjen e Mesme.

Gjatë Konferencës së Sigurisë në Mynih, Merkel pyeti nëse tërheqja e SHBA-së nga Siria “është ide e mirë”.

“A do ta forcojë edhe njëherë kapacitetin e Iranit dhe Rusisë për të ushtruar ndikimin e tyre”, pyeti kancelarja Merkel.

Merkel po ashtu paralajmëroi kundër tërheqjes së parakohshme të trupave amerikane nga Afganistani, duke thënë se misioni i NATO-s në këtë vend, varet nga përkushtimi ushtarak i SHBA-së.

XS
SM
MD
LG